ITALI- Ngjarje e rëndë në itali.
Një 32-vjeçare me origjinë nga Maroku është gjetur e vrarë në banesën e saj. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Ariano polesine (Rovigo).
E reja është vrarë me një plumb në kokë në dyshemenë e kuzhinës së saj.
Ndërsa fëmijët e saj të moshës 11 dhe 8 kanë parë nënë e tyre të pajetë, kanë njoftuar menjëherë fqinjin.
Burri nuk ka qenë në shtëpi kur kanë ndodhur ngjarja.
Aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar.
Siç raportojnë mediat vendase e reja humbi jetën rrugës për në spital.
Hetimi për zbardhjen e ngjarjes vijon.