Greqi- Ngjarje e frikshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një hotel në Greqi, ku një 38-vjeçare ka sulmuar me acid bashkëshortin e saj 36-vjeçar.
I riu ka marrë djegie të shkallës së parë. Gjendja e tj shëndetësore paraqitet kritike, ndërsa mjekët thonë se ka rrezik që burri të humbasë shikimin, pasi pjesa e majtë e fytyrës ka plagë të rënda.
Protothema.gr shkruan se snë rrethana ende të panjohura 38-vjeçarja i ka hedhur të shoqit një lëng me acid në fytyrë, teksa ky i fundit ishte në gjumë.
Pasi i bëri gjëmën burrit, gruaja është larguar me vrap nga hoteli për t’u arratisur.
Mësohet se 36-vjeçari është emër i njohur për policinë greke. Sipas informacioneve të ERT, 36-vjeçari ka kryer në të kaluarën një sërë grabitjesh.
Ka qenë ora 3:00 e mëngjesit të së shtunës kur 36-vjeçari është sulmuar me acid nga bashkëshortja e tij 38-vjeçare teksa ndodheshin në një hotel në Heraklion, Kretë.
Sipas burimeve të cretapost, bëhet fjalë për një emër të njohur i cili ishte përfshirë më parë në një rast grabitjeje hoteli në Hersonissos, në vitin 2015. Në fakt, në atë kohë ai ishte dënuar dhe vuajti dënimin në burg dhe së fundmi u lirua.
Policia është në kërkim të 38-vjeçares, ndërsa njëkohësisht po hetohet për shkaqet që kanë çuar në djegien me acid.