Kryeministri Rama ka shprehur kënaqësinë që ky bregdet aktualisht 25 km është i paprekur nga ndërtimet pa leje duke krijuar kështu mundësi për investime moderne dhe të konkurueshme në rajon.
Ai ka pranuar që kjo zonë nuk ka marrë sa ka merituar duke iu referuar investimit të rrugës së Semanit e cila u nis , por nuk u përfundua për shkak të situatave ekonomike të krijuara nga fatkeqësia e tërmetit. “Mbetemi të bindur që kjo zonë do të jetë një vlerë e shtuar për Fierin dhe gjithë ekonominë kombëtare” theksoi Rama gjatë fjalës së tij.
Ai ka vlerësuar potencialet që ofron ky bregdet. “Këtu jemi në kushtet kur mund ta nisim gjënë pa patur përpara pengesa të një të shkuare injorance, barbarie, dëmesh të shkaktuara, që praktikisht i vënë gjysmë në hije dhe investimet shumë të mira që kanë filluar të bëhen që kur ne morëm detyrën me tjetër vizion, tjetër ambicie, me tjetër cilësi ndërtimesh gjë që e kanë përqafuar me vështirësi në fillim, por sot janë integruar në këtë qasje dhe investitorët.”theksoi Kryeministri Rama.
Ai ka kërkuar që të realizohen në këtë bregdet projektet me standarte ekogjike. Rama ka pohuar se përmes këtyre investimeve t’i jepet një dimension më i konsoliduar i aktiviteteve për fëmijët.Tv Kombi