Ballina Bota E rëndë në Gjermani/ Shqiptari qëllon me sëpatë vajzën ukrainase, vritet nga...

    E rëndë në Gjermani/ Shqiptari qëllon me sëpatë vajzën ukrainase, vritet nga Policia

    2

    GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin. Një 23-vjeçar shqiptar nga Kosova ka sulmuar me sëpatë një 27-vjeçare në një apartament në katin e 9-të të një pallati.

    Kur Policia shkoi në apartament i riu vazhdonte të qëllonte me sopatë vajzën duke e lënduar në gjithë trupin.

    Policia i bëri thirrje të ndalte, por ai kundërshtoi dhe nuk u dorëzua.

    Ndodhur përballë një krimi të rëndë, policia u detyrua të qëllonte me armë duke e lënë të vrarë në vend.

    Gruaja nga Ukraina është dërguar në spital.

    Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Se çfarë marrdhënie kishin të dy dhe se kush e zotëronte apartamentin. Kjo për faktin se shtëpia nuk banohej as nga e plagosura dhe as viktima.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku ndihmesë do jepte vetë vajza e cila aktualisht nuk mund të flasë.