Ballina Bota E rëndë në Gjermani! I mituri vret 10-vjeçaren në Shtëpinë e Fëmijës...

    E rëndë në Gjermani! I mituri vret 10-vjeçaren në Shtëpinë e Fëmijës në Wunsiedel

    1

     

    Gjermania është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin Wunsiedel.

    Një vajzë dhjetë vjeçare është gjetur e vdekur në një shtëpi për fëmijë dhe të rinj në Wunsiedel të martën. Sipas mediave gjermane dyshohet se vajza është vrarë nga një djalë 11-vjeçar. Ajo u gjet e pajetë në dhomën e saj në objektin e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve të martën.

    Njëmbëdhjetëvjeçari është vendosur në ambient të sigurt si masë parandaluese për shkak se nuk mban përgjegjësi penale. Ashtu si vajza, ai jetonte në objektin e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve në Wunsiedel dhe nuk kishte asnjë provë se dikush mund të ishte futur në objekt nga jashtë.

    Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann tha se “Ky akt i tmerrshëm më ka tronditur dhe më ka lënë të habitur”.

    Ndërsa, kryebashkiaku i Wunsiedel, Manfred Söllner, u shpreh se nuk mund ta besonte këtë ngjarje.

    (BalkanWeb)