Ballina Bota E rëndë në Francë, një burrë më sëpatë sulmon në supermarket 4...

    E rëndë në Francë, një burrë më sëpatë sulmon në supermarket 4 persona

    3

    Katër persona u plagosën mbrëmë nga një burrë me sëpatë në një supermarket në Zemon, në veri të Francës, mes të cilëve dhe autori i ngjarjes.

    Gazeta lokale La Voix du Nord raporton se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Autori mbeti i plagosur pasi tentoi të godiste veten me sëpatë.

    “Aktualisht nuk ka asnjë provë për të bërë ndonjë supozim për motivin e sulmuesit, i cili nuk është identifikuar”, deklarojnë autoritetet.