Ballina Lajme E rëndë/ Ndërron jetë 34-vjeçari pas shpërthimit të bombolës në banesë

E rëndë/ Ndërron jetë 34-vjeçari pas shpërthimit të bombolës në banesë

1

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës një prej 3 të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Vashtëmi të Maliqit.

Për shkak të plagëve të marra 34-vjeçari Taulant Konica u dërgua menjëherë drejt Tiranës.

Sipas informacioneve i riu nuk ka mundur të shpëtojë duke ndërruar jetë këtë pasdite.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç. Dyshohet bombola ka shpërthyer nga pakujdesia.