Ballina Rajoni U ekzekutua në Athinë, 46-vjeçari i dënuar në Shqipëri për vdekjen e...

U ekzekutua në Athinë, 46-vjeçari i dënuar në Shqipëri për vdekjen e dy personave

1

Të tjera detaje janë zbardhur rreth njërit prej viktimave të atentatit të bërë mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Mësohet se një nga viktimat i identifikuar si Kreshnik Çerçizaj ishte dënuar në lidhje me një ngjarje në vitin 2002.

Sipas “BalkanWeb”, për Çerçizajn ishte dhënë dënimi me 7 vite burg për një ngjarje të ndodhur në kanalin e Otrantos, ku një skaf në pronësi të tij që transportonte klandestinë drejt Italisë, në përpjekje për t’i shpëtuar Guardia di Finanzias është përplasur dhe dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë u lënduan.

Ai kërkoi që të mos ekstradohej pasi do të gjykohej për arsye politike dhe se në burgun ku do të dërgohej në Shqipëri mbizotërojnë kushte çnjerëzore. Të dyja arsyetimet u hodhën poshtë nga gjykata greke e cila i quajti të pabazuara.

Ndërkohë, vendimi i dënimit të tij në Shqipëri u parashkrua pas ankimimeve të tij në Gjykatën e Apelit dhe atë të Lartë.