Ballina Vendi E Rëndë/Helmohen 9 punonjës të fabrikës së ullirit në Fier.

E Rëndë/Helmohen 9 punonjës të fabrikës së ullirit në Fier.

1

FIER- Helmohen 9 persona në Fier.

9 punonjës të një fabrike ulliri janë dërguar në spital pasi kanë manifestuar shenja helmimi.

Burime spitalore bëjnnë me dije se gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, por po mbahen në spital për të qenë nën kujdesin e mjekëve. 4 prej tyre do mbahen në observim dhe 5 të tjerë do ndiqen në shtëpi.

Njoftimi i policisë;Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”. Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.