
Besimtarët Ortodoksë ne Fier, kan ndjekur mbremjen e sotme meshen e se Premtes se Zeze.Qindra qytetare morën pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit,qe simbolizon trupin e Jezu Krishtit .Nën tingujt e bandes frymore te qytetit , Epitafi përshkoi rrugën nga Kisha e Shën Gjergjit në qendrën e qytetit, ne pedonale dhe per tu kthyer me pas në kishë për të pritur atje besimtarët.E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.
Tradita e epitafit rikthehet në qytet pas dy vitesh pandemie dhe ndalese të këtij festimi.
Kjo ditë festohet tradicionalisht nga të gjithë besimtarët si dita në të cilën u kryqëzua Jezusi. E premtja e Mirë është dita kur të krishterët përkujtojnë kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit, një ngjarje e rëndësishme në krishtërim, pasi ajo përfaqëson vuajtjet në jetën e Jezu Krishtit. Kryqëzimi ishte kulmi i një numri të ngjarjeve të Javës së Shenjtë, duke përfshirë kthimin triumfal të Jezusit në Jerusalem të dielën, larja e këmbëve të dishepujve nga Jezusi dhe Darka e Fundit të enjten.