Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambasadën e Ukrainës në Madrid. Mësohet se një punonjëse e ambasadës ka mbetur e plagosur teksa hapte një zarf, i cili i ka shpërthyer në duar.
Sipas mediave spanjolle dyshohet se brenda zarfit ka pasur lëndë plasëse.
Policia ka nisur hetimet mbi incidentin.