Japoni- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Japoni ku të paktën 42 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet e majmunëve, ku sipas mediave të huaja dyshohet që autori të jetë një i vetëm.
Prania e majmunëve është e zakonshme në zona të mëdha të Japonisë, por ato shkaktojnë probleme të mëdha duke pushtuar shtëpitë dhe duke shkatërruar të korrat, të cilat i hanë.
Ndonëse lëndimet e shkaktuara nga sulmet e majmunëve kanë qenë të lehta deri më tani, autoritetet lokale po vendosin armë qetësuese pasi deri më tani nuk kanë arritur të kapin asnjë nga “rebelët”.
Nëna e një foshnjëje tha për një televizioon lokak se se ishte duke pastruar në shtëpi kur dëgjoji zhurmën dhe të qarat e fëmijës.
Autoritetet e qytetit nuk janë ende të sigurt nëse sulmet janë vepër e shumë majmunëve, apo vetëm një kafshe agresive. Sulmuesit u panë në disa raste duke përfituar nga dyert e hapura ose duke u futur nëpër dritare në shtëpi. Që nga sulmet e para në fillim të muajit, patrullimet nga zyrtarët dhe policia janë shtuar pa rezultat deri më tani.