Një fitore e shkëlqyer për Romën, që mposhti 1-0 Atalantën me golin e Abraham. Kjo nuk ishte e vetmja gjë “yjore” e parë nga disa fansa, që pikasën një skenë filmi apokaliptik nga “Olimpico”.
Menjëherë pas ndeshjes, kur ende po transmetohej “Grazie Roma”, disa tifozë në “Kurbën e Jugut” arritën të shohin një top zjarri në qiell, madje e filmuan me celularët e tyre.
Kjo pamje në fakt është parë në të gjithë Italinë, me dikë që spekulon se mund të jetë një fragment i asteroidit 153 Hilda. Një skenë e pabesueshme, e cila fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme, por vetëm shumë habi.