“Polici qensh. Djalin e morën paradite e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk më kanë thënë asgjë, unë do ta gjej”, u shpreh babai i Ilvi Metës të riut që sipas policisë u gjet i vetvarur në komisariat.
Ai ka hedhur akuza ndaj policisë së Kavajës, duke thënë se do ta gjente shkakun e vdekjes së djalit të tij dhe se nuk besonte se ishte vetë vrarë.
Akuza për vdekjen nga dhuna e policisë hodhi edhe deputeti demokrat Dashnor Sula.
Po ashtu edhe kreu i opozitës, Sali Berisha ka kërkuar ndërhyrjen e Avokatit të Popullit.