Ballina Vendi E mbytën dhe hodhën në liqen pse u njoh me një vajzë,...

E mbytën dhe hodhën në liqen pse u njoh me një vajzë, detaje nga vrasja e të riut në Maliq

1

 Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja mizore e të riut në Maliq.

Martin Çeço u gjet i vdekur në ujërat e rezervuarit në fshatin Kolanec.

Sipas dyshimeve paraprake të policisë, ai ishte vrarë përpara se të hidhej në liqen. Për ngjarjen policia ka ndaluar 3 autorët e dyshuar.

Shkak dyshohet se është bërë një vajzë, me të cilën Çeço kishte nisur një njohje përmes komunikimit në rrjetet sociale.

Dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26 vjeçari ka qënë në lidhje paralele me një nga autorët.

Nga ana tjetër autorët e kanë inskenuar vrasjen që të duket si vetëvrasje, pasi kanë lënë buzë rezervuarit shapkat e 26 vjeçarit si dhe ka pasur shenja litari në fyt.

Policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, të cilët e kishin mbytur duke i shkaktuar plagë në fyt 26 vjeçarin, dhe më pas kishin hedhur trupin e tij në liqen.

Burime tregojnë se vajza në fjalë ishin në fillimet e njohjes së tyre, por edhe të afërmit e të resë nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje, pasi sipas tyre viktima nuk kishte as arsim 9-vjeçar.

Banorë të fshatit thanë se i riu nuk ishte larguar kurrë ngë vendi, dhe se merrej kryesisht me prerjen e druve në pyll, duke ndihmuar familjen e tij.

Zhdukja e të riut u denoncua nga babai i tij.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.