Ballina Vendi E goditi makina te vizat e bardha sapo doli nga puna, 36-vjeçarja...

E goditi makina te vizat e bardha sapo doli nga puna, 36-vjeçarja ndërron jetë pas 10 ditësh në spital

39

36-vjeçarja nga Tirana, Merita Ferracaku, ndërroi jetë mbrëmë në spital, 10 ditë pasi u përplas nga një automjet tip “Skoda”, ndërsa po kalonte në vijat e bardha.

Miqtë dhe familjarët kërkuan ndihmë, pasi Merita kishte nevojë për gjak. Si çdo herë shqiptarët u sensiblizuan dhe dhanë gjak për t’i shpëtuar jetën Meritës.

E reja prej disa ditësh luftoi me vdekjen, ndërsa sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.

“Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”.”-njoftoi policia e Tiranës.