Për disa arsye, molla mbart me vete një histori grindjesh dhe mosmarrëveshjesh që nga fillimi i njerëzit me Evën dhe Adamin. Të fundit në qendër të vëmendjes për një mollë janë Apple dhe një kompani frutash, zvicerane e quajtur Fruit Union Suisse. Kjo e fundit është kompania më e madhe kultivuese e frutave në Zvicër. Është në tre prej 111 vitesh.
Logoja e tyre e rishikuar në 2011-ën, për 100-vjetor e një molle të kuqe me një kryq të bardhë ka ngjallur pakënaqësi tek Apple.
Dekadën e fundit, Apple ka luftuar në Zvicër për të mbrojtur markën e saj. IPI e pranoi pjesërisht kërkesën vjeshtën e kaluar, duke thënë se Apple mund të ketë disa nga të drejtat mbi mollën, por citoi një parim ligjor ‘që i konsideron imazhet e përgjithshme të gjërave të zakonshme – si mollët – të jenë në domenin publik’.
Nëse shkojmë pas në vitin 1976, kur lindi Apple, ndoshta ka një pikë lidhëse. Në biografinë e Ëalter Isaacson, Jobs shpjegon se ai po ndiqte një nga dietat e tij me fruta dhe se sapo ishte kthyer nga një fermë ku rriteshin mollët dhe mendoi se emri Apple Computer dukej ‘qesharak, i mprehtë dhe jo frikësues’; Historia konfirmohet nga Steve Ëozniak, bashkëthemeluesi tjetër i Apple.
Megjithatë, Jimmy Mariéthoz, drejtor i Fruit Union Suisse, nuk duket shumë i interesuar për origjinën e markës më të famshme të teknologjisë në botë. “Nëse patenta pranohet, përdorimi i një imazhi me mollë mund të bëhet problematik, veçanërisht në lidhje me aktivitetet tona reklamuese për frutat zvicerane,” komenton ai për Ëired. “Ne jemi optimistë për gjykimin e autoriteteve kompetente sepse imazhi i një molle është i të gjithëve dhe nuk është shpikur nga Apple”. Një gjykim përfundimtar duhet të arrihet brenda vitit.
Ky nuk është rasti i vetëm që Apple po lufton. Apple ka më shumë dosje në pritje për të drejtat e autorit sesa Microsoft, Facebook, Amazon dhe Google së bashku; Vetëm midis 2019 dhe 2021, ka pasur 215 mosmarrëveshje ligjore, sipas Projektit të Transparencës Teknike.