Mediat ndërkombëtare e konsiderojnë të sigurt mundësinë e zgjedhjeve të dyta më 28 maj.
Pas vlerësimeve të analistëve, rrjetet kryesore si Reuters dhe The Guardian theksojnë se Erdogan ka rënë nën 50%, gjë që do t’i kishte dhënë atij fitoren që në raundin e parë.
Hendeku midis Erdogan dhe Kilicdaroglu vazhdon të ngushtohet ndërsa numërimi i votave rritet në qytetet e mëdha, të cilat duket se po nxisin rritjen e rezultatit të kandidatit të opozitës.
Megjithatë, agjencitë turke të lajmeve vazhdojnë të raportojnë shifra të ndryshme.
Gara zgjedhore në Turqi është kthyer në një ‘thriller’, ku dy ‘gladiatorët’ janë duke u përballur për numërimin e votave.
Erdogan tha se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërsa numërimi po vazhdon do të nënkuptonte vjedhje të vullnetit të popullit, ndërsa rivali i tij Kemal Kilicdaroglu paralajmëroi autoritetet zgjedhore që të regjistrojnë të gjitha rezultatet në mbarë vendin.
(BalkanWeb)