Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka nënshkruar me agjencinë e madhe të talenteve të Hollivudit WME dhe do të përfaqësohet nga një prej figurave më të fuqishme në industrinë e argëtimit, CEO i Endeavor, Ari Emanuel.
Megan, 41 vjeçe, ka nënshkruar një marrëveshje me WME për ta përfaqësuar, raportoi Times.
Agjencia, e cila përfaqëson një numër të madh të yjeve të Hollivudit, do të fokusohet në menaxhimin e biznesit të dukeshës dhe partneriteteve të markave, si dhe në punën e saj krijuese në prodhimin e filmit dhe televizionit, raportoi Variety.
Agjencitë rivale mësohet se kanë dashur të punojnë me Meghan që kur ajo u transferua në Kaliforni me bashkëshortin e saj, Dukën e Sussex, Princin Harry të Britanisë, në vitin 2020.
Ekipi i saj në WME do të drejtohet nga CEO i Endeavor, Ari Emanuel, kompania që zotëron agjencinë e talenteve.
Emanuel, 62 vjeç, është një nga figurat më të fuqishme në Hollywood dhe ishte ekzekutivi më i paguar në qytet në vitin 2021, duke fituar 308 milionë dollarë.