Ballina Vendi Drejtues politik i PS në qarkun e Fierit, Taulant Balla është kurdoherë...

Drejtues politik i PS në qarkun e Fierit, Taulant Balla është kurdoherë në krahë të kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi për të inspektuar punimet që kryhen në territorin e bashkisë.

3

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i PS në qarkun e Fierit, Taulant Balla është kurdoherë në krahw të kryetarit të bashkisë së Fierit Subashit, për të inspektuar të gjitha punimet që kryhen në territorin e bashkisë. Për Ballën nuk ka pasur asnjëherë vlerë pesha financiare e një investimi, por përftimi i tyre në komunitet.

Balla ka vlerësuar punët e kryera nga bashkia e Fierit, por nuk ka munguar të kërkojë përkrahjen komunitetit për të ruajtur këto investime. Ai iu ka kërkuar banorëve të bashkisë së Fierit të nxitojnë në ritmet e pajisjes së pronave me certifikata tw pronësisë për t’i hapur rrugën më tej investimeve të ardhshme.

Në këtë fillim viti Balla ka qenë në krah të Subashit në dy nga frontet në të cilat po punohet në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në fshatin Sheq-Marinës në Topojë dhe në punimet për rikonstruksionin e rrugës së Dermenasit, pjesë e segmentit Fier-Seman.

Nga të dyja këto fronte Balla është shprehur se puna për Fierin që duam do vijojë çdo ditë për të transformuar çdo lagje në gjithë territorin e bashkisë. Gjatë takimit me banorët e Sheq-Marinës Balla duke folur me qytetarët u shpreh se “Armando Subashi është si një dentist. Tani duhet vetëm t’i zbardhojmë që t’i bëjmë gati. Dëgjo në filan fshat kemi bërë këtë, këtë, po duhet të bëjmë dhe këtë këtu. Kështu duhet kryetari i bashkisë”.

Po ashtu nga Dermenasi në inspektim të punimeve në këtë aks rrugor, por edhe në brendësi të lagjeve të fshatit, pra në rrugët lidhëse, Balla në fjalën e tij u shpreh se çdo rrugë e çdo lagjeje do t’i nënshtrohen procesit të rikualifikimit urban duke u dhënë kështu një tjetër pamje.

Sipas tij rikualifikimi dhe rikonstruktimi i çdo rrugice të çdo lagjeje është një premtim i mbajtur. Çdo ditë po punohet që çdo lagje të marrë pamjen që meriton. Të gjitha rrugët e brendshme të fshatit Dermenas do të asfaltohen duke i dhënë kështu pamjen e një qyteti.