Ish-presidenti Trump është përfshirë në polemikat e shumta rreth trajtimit të dosjeve të klasifikuara nga Presidenti Biden dhe ka pretenduar se ka ‘informacion për të gjithë’.
“Shtëpia e Bardhë sapo njoftoi se nuk ka asnjë regjistër apo informacion të çfarëdo lloji për vizitorët në shtëpinë e Wilmington dhe garazhin, të hapur dhe të pasigurt, por tani shumë të famshëm. Ndoshta janë më të zgjuar se sa mendojmë ne!’ shkroi Trump në rrjetin e tij social.
“Ky është një nga shumë vende në dukje ku ruhen dokumente TË KLASIFIKUARA (në një grumbull të madh). Mar-a-Lago është një strukturë shumë e siguruar, me kamera sigurie në të gjithë vendin, dhe e mbikëqyrur nga stafi dhe Shërbimi ynë sekret i madh. Unë kam informacione për të gjithë!’ shtoi Trump.
Mes thirrjeve në rritje për Biden për të bërë publike listën e emrave që kishin qenë brenda dhe jashtë shtëpisë gjatë presidencës së tij, zyra e Këshillit të Shtëpisë së Bardhë tha të hënën se nuk kishte asnjë regjistrim të tillë emrash.