Ballina Bota Dorëzohet Ukraina? Këshilltari i Zelenskyt: Gati të bisedojmë me Moskën! Ja për...

    Dorëzohet Ukraina? Këshilltari i Zelenskyt: Gati të bisedojmë me Moskën! Ja për çfarë bëhet fjalë

    3

     

    Një nga këshilltarët e presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se Kievi është i gatshëm të ulet në bisedime me Moskën në lidhje me të ardhmen e Krimesë, nëse forcat ushtarake arrijnë në gadishull.

    “Nëse do të arrijmë të arrijmë qëllimet tona strategjike në fushën e betejës dhe kur do të jemi në kufirin administrativ me Krimenë, ne jemi gati të hapim një faqe diplomatike për të diskutuar këtë çështje”, tha Andriy Sybiha, një këshilltar i Volodymyr Zelenskyy për Financial Times.

    Ky është treguesi më i madh që Ukraina mund të vijë në tryezën e negociatave që kur bisedimet e paqes me Kremlinin filluan rreth një vit më parë.

    Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, në një veprim që tërhoqi dënimin e gjerë ndërkombëtar.

    Presidenti Zelensky ka thënë më parë se Kievi duhet të rimarrë gadishullin që lufta të përfundojë.
    (BalkanWeb)

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjes