Jo vetëm armë! Perime të stinës për ukrainasit nga Fieri mbërrijnë në Kharkiv.
Vendi evropian po përballet me varfëri të madhe për shkak të luftës.
Ditën e sotme në Kharkiv ka mbërritur dhe një pako me perime nga qyteti i Fierit.
Lajmin e ka bërë të ditur perfekti i këtij qarku, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto nga ndihmat e nisura drejt Ukrainës.
“Ishte pikërisht Memorandumi mbi Mirëkuptimin, Miqësinë dhe Bashkëpunimin, nënshkruar mes Prefektit të Qarkut Fier dhe Kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tatiana Egorova-Lutsenko, në 12 Maj 2022 që çeli siparin e një marrëdhënie të veçantë mes dy rajoneve tona. Një falënderim shumë i madh shkon për grumbulluesit e perimeve dhe subjektet e tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit si dhe për Dhomën e Tregtisë Fier për bashkëpunimin, për të mundësuar realizimin me sukses të kësaj ndihme humanitare .Kjo ndihmë shkon si mesazh mbështetje, nga kombi i Nënë Terezës për popullin e Ukrainës, në emër e shërbim të kauzave të lirisë e paqes”, shkruan Shehaj në Facebook.