Sajmir Hima, 28 vjeç dhe Leonard Xhixha, 32 vjeç përfunduan në prangat e policisë këtë të shtunë. Ata dogjën një eskavator, vlera e të cilit shkon në 150 mijë Euro. Policia thotë se ata e kanë ndërmarrë aktin për motive të dobëta.
“Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një mjet pune (eskavator) me vlerë 150 mijë euro”,njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al