Ballina Lajme Abuzoi seksualisht me të miturën, lihet në burg kirurgu Dervish Hasi!

Abuzoi seksualisht me të miturën, lihet në burg kirurgu Dervish Hasi!

12

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg mjekun kirurg, 42-vjeçarin Dervish Hasin i cili shfrytëzonte për prostitucion një të mitur.

42-vjeçari akuzohet për veprat penale: “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”. Ai u arrestua disa ditë më parë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare duke e prezantuar edhe si bashkëshorten e tij të katërt.

 

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.