Pjesa më e madhe e popullit britanik nuk beson se Liz Truss duhet të marrë kompensimin prej 115,000 £ në vit që merr çdo ish-kryeministër pas lënies së detyrës, pas qëndrimit të shkurtër të Truss në krye të vendit.
Një sondazh i DailyMail zbuloi se 84% nuk e mbështesin vendimin që Truss që të marrë përfitimin e ‘detyrës publike’ pasi ka shërbyer vetëm 49 ditë në Doëning Street.
Pavarësisht se u bë kryeministrja me mandatin më të shkurtër të Mbretërisë së Bashkuar iu dorëzua zyrtarisht Rishi Sunak javën e kaluar, zonja Truss është ende në radhë për pagën e largimit prej 18,860 paundësh.
Të gjithë ish-kryeministrat janë në gjendje të kërkojnë deri në 115,000 £ në vit në Kompensimin për Kostot e Detyrës Publike (PDCA), për kosto të tilla si sekretari dhe angazhimet zyrtare.
Sakaq, partitë opozitare i kanë kërkuar asaj të refuzojë kompensimin dhe t’i kthejë çdo pagesë, duke deklaruar se ajo “nuk ka fituar të drejtën” për ta mbajtur atë.
(BalkanWeb)