Ballina Vendi Djali i Vjosa Berishës dedikim rrënqethës nënës së ndjerë: Të dua përjetësisht...

Djali i Vjosa Berishës dedikim rrënqethës nënës së ndjerë: Të dua përjetësisht e përtej

1


Dy ditë më parë u nda nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha. Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi në “Instagram”. Regjisorja ndodhej në një spital të Londrës, ku po kurohej për kancerin në vezore prej më shumë se një viti.

Pas shumë ngushëllimeve nga personazheve publike, ka reaguar edhe djali i Vjosës, Leka. Ky i fundit ka shpërndarë në “Facebook” disa foto me të ëmën në momente te ndryshme të jetës.

“Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ka shkruar Leka përmbi fotot.

Ndërkohë, ngushëllimet kanë qenë të shumta nga persona të ndryshëm, të cilët ndonëse nuk e kishin njohur personalisht Vjosën, e ndjejnë dhimbjen e largimit të saj pafundësisht./abcnews.al