Qeveria komuniste e Kubës ka anuluar paradën tradicionale të 1 majit, për shkak të mungesës së karburantit. Çdo vit qindra mijëra njerëz hyjnë me autobusë nga i gjithë ishulli për të mbushur Sheshin e Revolucionit të Havanës në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Është hera e parë që nga revolucioni i vitit 1959 që festimet anulohen për arsye ekonomike. Javët e fundit janë krijuar radhë të gjata në pikat e karburanteve, ku shoferët shpesh presin me ditë të tëra.
Në fillim të këtij muaji, presidenti Miguel Diaz-Canel tha se Kuba po merrte vetëm dy të tretat e karburantit që i nevojitet, duke shtuar se furnitorët nuk po përmbushnin detyrimet kontraktuale.
Ndërsa Kuba ka akses në naftë të papërpunuar me cilësi të ulët, ishullit të sanksionuar nga SHBA i mungojnë lehtësitë për ta përpunuar atë.
Dërgesat e naftës së papërpunuar me cilësi më të lartë nga Venezuela, ofruesi më i madh i karburantit në Kubë, kanë rënë me 50% vitet e fundit./ BBC
/rtsh.al/