Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas disfatës në zgjedhjet e 6 Marsit.
Ai është shprehur se 6 Marsi ka qenë anomali e e një anomalie.
“Së pari, dua që procesi të përfundojë dhe i bëj thirrje të gjithë numëruesve të vazhdojnë deri në fund procesin e numërimit. Procesi i 6 marsit ishte anomali e një nomalie. Anomalia e parë votimet moniste të qershorit, anomalia tjetër kryebashkiakët me të shkuar kriminale. Kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë, besoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e ka kuptuar nevojën për një reformë të thellë. Në këto kushte nuk ka shqiptar që nuk e kupton që këto zgjedhje ishin anomali”, tha Basha.