Efekti i drejtpërdrejtë i sulmit rus mbi Ukrainën është rritja e kostove globale të ushqimeve.
Carl Bildt, ish kryeministër i Suedisë dhe tashmë bashkë kryetar i “Këshillit Europian për Çështjet e Jashtme”, analizon efektin e pashmangshëm të agresionit rus në ekonominë e vendeve.Bildt thekson se çmimi i grurit është rritur tanimë me 50 % që nga fillimi i agresionit.
“Një tjetër efekt i agresionit rus është rritja e kostove globale të ushqimit. Çmimi i grurit është rritur 50% që nga fillimi i agresionit, me Ukrainën eksportuesin e dytë më të madh në botë, dhe Egjipti ndër shumë vende të tjera, të varur nga importet e drithërave. Kjo do të ketë efekte politike në disa vende”, shkruan Bildt në twitter.
Në shumë vende po raportohet për rritje të çmimeve të produkteve të konsumit, si rrjedhojë e konfliktit Ukrainë-Rusi.