Ballina Vendi Dimri mbyllet me temperatura të larta e me mot të qëndrueshëm

Dimri mbyllet me temperatura të larta e me mot të qëndrueshëm

1

Një zonë e zgjeruar më presion të ulët atmosferik është aktive në Mesdhe duke mbajtur mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë. Megjithatë priten reshje shiu në fillimin e pranverës meteorologjike.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu pasdite në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     4/14°C
Zona e ulët         6/22°C
Zona bregdetare 10/20°C