Ballina Vendi Diell dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për sot

Diell dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për sot

2

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke bërë që përgjatë gjithë 24-orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa vranësirat pritet të theksohen gradualisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat parshikohet të jenë përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.