Viktima Fatbardha Likrama, e cila i dha fund jetës mesditën e sotme pasi nuk duroi dhunën e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti dhe vjehrra, mësohet se ishte pajisur me urdhër mbrojtje vetëm dy netë më parë.
Korrespondenti i Panorama raporton se 52-vjeçarja pas një konflikti në familje mbrëmjen e së dielës ka shkuar në Komisariatin e Elbasanit.
Mësohet se ajo është pajisur me urdhër mbrojtje. Ende nuk dihet kush janë masat e marra nga uniformat blu për mbrojtjen e Fatbardha Likramës, ndërsa në njoftimin e saj policia informoi vetëm faktin që “gruaja vuante nga depresioni”.
“Rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe. Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni”, raportuan blutë e Elbasanit.
Advertisements
Ndërsa sipas dëshmisë së fqinjëve, motra e viktimës ka deklaruar se 52-vjeçarja pasi dhunës së ushtruar nga bashkëshorti dhe vjehrra ishte strehuar në banesën e saj.
Por, viktima ishte marrë me forcë nga banesa e së motrës, ndërsa ditën e sotme vendosi t’i japë fund jetës.