
javascript:”;
TIRANË- Detaje tragjike nga makina që ra në rezervuarin e Çekrezës. Dy të rinj, një djalë dhe një vajzë u gjetën të vdekur brenda saj.
Djali është identifikuar si Erion Muça, 22 vjeç, ndërsa vajza është 20-vjeç Flora Gjinaj. Të dy janë nxjerrë pa jetë nga rezervuari nga polumbarët e forcave RENEA.
Alarmin për fundosjen e makinës e ngriti roja i rezervuarit rreth orës 07:20 të mëngjesit dhe që prej atëherë kishte nisur puna për nxjerrjen e mjetit. Por në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit gjetën dy të rinjtë, njëri në sendiljen e shoferit, tjetri tek pasagjeri.
Deri më tani nuk dihen detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja që u ka marrë jetën dy të rinjve, por po hetohet për të mësuar shkaqet e aksidentit.