Ballina Vendi Detaje nga të shtënat me arme në Vlorë: Në konflikt u përfshi...

Detaje nga të shtënat me arme në Vlorë: Në konflikt u përfshi një punonjës policie me djalin e kryeplakut të Kaninës

1

Burime për tvklan.al  përcjellin detaje të reja për të shtënat me armë të ndodhura gjatë pasdites në Vlorë. Kështu në konflikt u përfshi djali i kryeplakut të fshatit Kaninë, Juxhino Aliraj (Todi), i cili sipas të dhënave mund të ketë ndërruar mbiemër, me Lisian Myrtajn, punonjës policie në Repartin e Delta Force Vlorë.

Gjithnjë sipas burimeve, gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarrit, por momentalisht nuk dihet nëse armë kishte vetëm efektivi apo edhe Aliraj. Për këtë arsye nuk është e qartë se cili prej tyre ka hapur zjarr.

Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën dhe sekuestruan gëzhojat, si prova materiale. Po ashtu mësohet se autoritetet kanë shoqëruan punonjësin e policisë dhe po kryhen veprimet nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Dyshohet se konflikti mes palëve ka nisur disa ditë më parë për motive të dobëta. Sipas burimeve, ky motiv i dobët është një vajzë. Pas ngjarjes, Juxhino Aliraj u largua nga vendi i ngjarjes. Policia mësohet ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, por i riu nuk ndodhej në banesë.