I riu që shihni në foto është Kristjan Medolli 21 vjeç. Ai u arratis nga nga Gjykata e Korçës sapo përfundoi seanca për masën e sigurisë për një vjedhje që kishte kryer në fshatin Qatrom.
Burime për Noa.al raportuan se i riu u ka ikur nga duart policëve që e shoqëronin nga garazhi i Gjykatës pasi ai kishte marrë masën e sigurisë.
Nuk dihet nëse dera kryesore e garazhit por dhe ajo e rrethimit të jashtëm ka qenë e mbyllur si masë sigurie, siç procedohet në raste të tilla.
Forca të shumta policie janë angazhuar në kapjen e tij.