Ballina Vendi Del foto/ Kjo është gruaja që burri e gjeti të vdekur në...

Del foto/ Kjo është gruaja që burri e gjeti të vdekur në shtrat pasi u mjekua në spitali

1

– Në foto është Albana Seliçe, 51-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi mori mjekim në urgjencën e spitalit të Korçës.

E ndjera kishte shkuar në spital pas disa shqetësimeve që kishte ndjerë, ndërsa prej disa kohësh vuante nga probleme gjinekologjike prej të cilave po kurohej. Bashkëshorti i saj ka ngritur akuza ndaj personelit të spitalit për mjekim të gabuar dhe neglizhencë, pasi gruaja vdiq vetëm 2 orë pasi u kthye nga spitali. Ai ka treguar se mjekët i bënë një gjilpërë, ndërsa i thanë se ishte mirë vetëm se ishte anemike. Pë rastin në fjalë po kryehet një hetim dhe pritet që të ndalohen edhe mjekët që e trajtuan gruan. Noa.al