Ballina Lajme Del foto e gruas që bashkë me të birin dogjën për së...

Del foto e gruas që bashkë me të birin dogjën për së gjalli 60-vjeçarin për 1 mln lekë borxh.

1

Tiranë- Gruaja në foto është Marjeta Karaj 56-vjeçe që bashkë me të birin dhe një person tjetër mori peng 60-vjeçarin Menduh Kurt-Deda dhe e dogjën për së gjalli për borxhin e pashlyer me vlerë 1 milionë lekë të reja.

Ngjarja ndodhi në vitin 2017.

Ata kapën 60-vjeçarin që fshihej prej kohësh, e çuan në zonën e Alliasit dhe më pas i biri i Marjetës, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota e çuan në një zonë pyjore, Kodër-Shepal ku e dogjën për së gjalli.