Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar këtë të martë (17 janar) nga Lezha, Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Teksa e cilësoi Skënderbeun si emrin e ndritur të historisë europiane, Begaj ka zgjedhur t’i përgjigjet edhe deklaratave të ministrit britanik ndaj emigrantëve shqiptare, për të cilat Shqipëria i dha ‘notë verbale’. Kreu i shtetit u shpreh se zyrtarët e lartë nuk mund ta mbysin dëshpërimin ditor duke i rënë në qafë shqiptarëve.
Presidendi Begaj, në aktivitetin në nderim të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, shoqërohej nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.
“Përpos paragjykimeve, ndasive të kërkuara me insistim nga shtete shumë të fuqishme. Jeta e Skendërbeut na tregon origjinalitetin e një populli autokton, pa orekse për territore që s’i përkasin, por i palëkundshëm nga trojet e veta. Historia ka treguar se s’është e lehtë të ruash trojet, territorin, kulturën. Shqiptarët janë detyruar shpeshherë të vetëmbrohen vendosshmërisht për tokën, gjuhën dhe identitetin e tyre. Ne shqiptarët i jemi bashkuar luftërave të drejta e kemi mbrojtur kombe, fe e kultura, por s’kemi dashur atë që s’ështe e jona. Duke na lejuar të distancohemi nga politika ditore dhe na dhënë mundësinë të shohim historinë në tërësinë e saj, jeta e Gjergj Kastriotit tregon suksesin e besimit te vetvetja pa i lakmuar askujt asgjë.
Skënderbeu s’ështe legjendë, por hero dhe mbi të gjitha një e vërtetë. E vërteta e një populli të një kulture të pasur, e një populli që s’ka shkaktuar kurrë luftëra e konflikte.
Sot 555-vjet pas vdekjes së Skëndërbeut, në kohën e duhur për të njohur vlerat e këtij populli, të gjenrsalizosh shqiptarët me të kundërtën e saj, çka historia e parë gjakftohtësisht ka treguar, është keqdashje e mashtrim. Gjej rastin për të shprehur bindjen se jeta dhe vepra e Skënderberut duhet të kujtojë respektin për veten. Skëndërbeu u rrit me dashurinë për trojet shqiptare për të cilat u rikthye dhe dha jetën. Një emër i ndritur i historisë europiane.
Ne shqiptarët sot, duhet t’iu kujtojmë disave, historinë e vendit tonë dhe Europës. Skënderbeu është heroi ynë kombëtar, sepse ne i jemi mirënjohës për luftën, përpjekjen e shembujt. Por ai ishte një shqiptar si të tjerët, në mote e sot, që ka në zemër dashurinë për këtë tokë, ka besim në cilësinë e tyre dhe dinë të arrijnë suksesin për veten e të tjerët. Këto shqiptarë janë në Shqipëri e në botë. Dhe atje ku ka zyrtarë të lartë që duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor, duke i rënë në qafë emrit të shqiptarit. Qofshim ne shqiptarët kudo jemi, dhe veçanërisht në një ditë si kjo që përkujtojmë heroin tonë kombëtrar, uroj të dimë ti mbrojmë këto cilësi me dije e dashuri. Zoti e bekoftë shqipërinë e popullin shqiptar”, tha Begaj.
Ministri i Shtetit për Imigrimin, Robert Jenric, ka deklaruar më 14 janar, se emigrantët shqiptarë po kthehen në kriminelë të rrezikshëm dhe i konsideroi si arsyen e problemeve të Britanisë së Madhe. “Gjeni shqiptarët, ndalojini dhe çojini në aeroport për t’i kthyer në Tiranë”, deklaronte ministri.
Prej muajsh sulmet ndaj shqiptarëve dhe etiketimi i tyre si kriminelë po ndodhin nga zyrtarë të ndryshëm britanik, ku reagimet nuk kanë munguar as nga qeveria shqiptare duke i dënuar deklarata të tilla.
Fill pas deklaratës së ministrit britanik, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i dorëzoi të hënën (16 janar) Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Alastair King Smith ‘notë verbale’.
/rtsh.al/