Ballina Lajme Fshati Nikas në njësinë administrative Qendër po i nënshtrohet procesit të pastrimit...

Fshati Nikas në njësinë administrative Qendër po i nënshtrohet procesit të pastrimit të sistemit kullues. Bashkia e Fierit fronte pune në gjithë territorin administrativ.

1

Nuk ka të ndaluar puna e bashkisë së Fierit në frontin bujqësor për mbajten në gjendje pune në sistemet e vaditjes dhe kullimit. Pas fshatit Mujalli puna e ndërrmarrjes së kanalizimeve është përqëndruar në fshatin Nikas, fshat në në Njësinë administrative Qendër.

Falë zotërimit të mjeteve pastruese moderne dhe për çdo kapacitet pune dhe dimensione gjerësie dhe thellësie të kanaleve për këtë proces pune nuk paraqiten vështirësi.

Fshati Nikas është kështu një tjetër zonë ku po punohet për rehabilitimin e sistemit kullues, ashtu si në të gjithë territorin e bashkisë Fier. Pastrimi dhe mirëmbajtja e sistemit kullues ka bërë që mos të ketë probleme në drejtim të sipërfaqeve të mbjella. Në këtë mënyrë sigurohet prodhimi i planifikuar nga fermerët.