“Në vend të fëmijëve, çiftet preferojnë të kenë qen, mace. Është pak dashuri e programuar, një dashuri pa probleme”. Kështu u shpreh Papa Françesku në takimin me pjesëmarrësit në Kapitullin e Përgjithshëm të Bijave Canossian të Bamirësisë.
Ati i Shenjtë diskutoi rënien demografike që prej disa kohësh ka prekur Italinë dhe Evropën. Një problem që ai e përkufizoi si “njerëzor, por është gjithashtu një problem patriotik”. Gjatë ngjarjes, Papa Françesku më pas nisi një apel: “Ju lutemi ndihmoni familjet që të kenë fëmijë”!
Fjalët e Papa Françeskut kanë nxitur disa shoqata, të cilat operojnë çdo ditë në fushën e mbrojtjes së kafshëve, që të dalin në terren. Midis tyre, natyrisht, Enpa (Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kafshëve), i cili argumenton se konkurrenca midis fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake është inekzistente:
“Nuk është hera e parë që Papa Françesko bën kontrast mes kafshëve dhe fëmijëve. Ai e ka gabim, ashtu siç e tregon raporti Eurispes, zbuluar në maj 2022”. Sipas asaj që raportohet në analizë, janë kryesisht çiftet me fëmijë dhe familjet që kanë qen. Janë kryesisht çiftet me fëmijë që adoptojnë kafshë.
Presidentja kombëtare e Enpa-s, Carla Rocchi, përveç ripërsëritjes se Papa “ngulmon në gabim” shpjegon se veçanërisht çiftet me fëmijë bëhen strehëzat e tyre: “Dashuria për kafshët është një vlerë absolute në vetvete. Të kesh ose të mos kesh fëmijë, siç konfirmojnë të dhënat e Eurispes, nuk paraqet pengesë.
Kafshët janë një gëzim i jashtëzakonshëm dhe kërkojnë këmbëngulje e përkushtim. Ne ua themi gjithmonë këtë atyre që vijnë për t’i adoptuar ato. Dhe është krejt e natyrshme që të njëjtët njerëz që kanë këtë predispozitë dhe bujari për të mirëpritur një kafshë, janë të aftë të ndryshojnë jetën e tyre, të bëhen prindër, duke përballuar një mijë sakrifica”.