Maturantët që do të zgjedhin degët e mësuesisë do të stimulohen financiarisht.
Bursa dhe reduktim të tarifës së shkollimit, këtë formë duket se do të ndjekë ministrja Evis Kushi për të shpëtuar nga mbyllja degët në rrezik.
E pyetur nga mediat për shqetësimin e ngritur nga shkollat e larta për nivelin e dobët të studentëve që zgjedhin mësuesinë, ministrja Kushi deklaroi rritja e mesatares për t’u pranuar në këto degë do të ndryshojë situatën.
Nga Elbasani ku ndoqi një nga projektet “shkolla qendër komunitare”, ministrja Kushi deklaroi se edhe fondi i ekselencës tashmë do të përdoret vetëm për studentët brenda Shqipërisë.
Ndërkohë shkollat e larta vijojnë të kërkojnë politika mbështetëse për degët e mësuesisë dhe këtë profesion që po kërkohet gjithnjë e më pak.