Ballina Bota Dasma në Irak, e kthyer në një tragjedi. Kjo është deklarata e...

    Dasma në Irak, e kthyer në një tragjedi. Kjo është deklarata e çiftit që fatmirësisht i shpëtoi flakëve

    45

    Dasma që u kthye në një tragjedi në Irak, shkaktoi bujë të madhe në mediat ndërkombëtare. Mbi 100 viktima u shënuan nga flakët që përfshinë godinën ku po zhvillohej ceremonia festive.

    Në një intervistë për mediat irakene, çifti që fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, përveçse një traume shumë të madhe, janë shprehur se nuk do munden të jetojnë më në komunitetin e tyre. Ata shtuan se dhimbja që kanë është shumë e madhe.

    Revan 27-vjeç dhe nusja Haneen 18-vjeç, u shprehën se ndjejnë që janë “të vdekur brenda” pavarësisht se i mbijetuan zjarrit, i cili filloi brenda godinës në Qaraqosh, në provincën Nineveh të Irakut verior.

    27 vjeçari mes dhimbjes u shpreh se kishte humbur 15 anëtarë të familjes në zjarr, duke shtuar se gruaja e tij “nuk mund të flasë” pas humbjes së 10 të afërmve të saj, përfshirë nënën dhe vëllain. Në gjendje kritike është edhe babai i saj, ndërsa të paktën 150 të tjerë familjarë të tyre pësuan lëndime.

    “Kjo është, ne nuk mund të jetojmë më këtu, nuk mund të jetojmë më këtu. Dmth, sa herë që përpiqemi të kemi pak lumturi, diçka tragjike na ndodh dhe e shkatërron lumturinë. Pra, është më mirë që ne të largohemi. Është e vërtetë që ne jemi ulur këtu përballë jush të gjallë. Por brenda ne kemi vdekur. Jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda,” u shpreh Revan.

    Dasma e së martës mbrëma mësohet të ketë pasur rreth 900 të ftuar, ndërsa zjarri ka nisur rreth orës 22:45