ITALI- Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit, objektet dhe sendet që kanë të bëjnë me të apo që kanë një autograf nga ai, po bëhen ndër më të kërkuarat në platformat e e-commerce. Corriere shkruan se ‘EBay’ ka disa sende që personifikojnë më së miri ish-kryeministrin.
Ndër objektet më të kërkuara janë nga orat dhe kartolinat me autografin e Berlusconit. Ka shumë artikuj për shitje, madje edhe me çmime shumë të larta, por disa prej tyre janë:
Ora e firmosur (4500 euro)
Kjo orë me autograf është prodhuar në vitin 1993, madje para se Berluskoni të futej në politikë.
CD-ja “Napoli në zemër” (1950 euro)
Imazhi i kopertinës së këtij disku e kemi parë në shumë koleksione fotografish historike të Silvio Berluskonit. Në fakt është i ashtuquajturi “Napoli në zemër” i ish-kryeministrit dhe daton në 1953.
Libri me autograf (1300 euro)
Ky libër i Silvio Berlusconit titullohet “Italia që kam në mendje“, me autograf nga vetë Kavalieri dhe e plotësuar me përkushtim. Po ashtu ka edhe një simbol të ‘Forza Italia’.
Shishja e verës “E kuqja e Presidentit” (1000 euro)
Silvio Berlusconi gjithashtu prodhonte verë në vilën Certosa në Sardenjë. Një prej këtyre shisheve të verës shitet së bashku me një pusullë me autograf.
Kartolina e nënshkruar e AC Milan (650 euro)
Kushdo që dëshiron të mbajë Silvio Berlusconin si president i Milanit si një suvenir mund të blejë këtë kartolinë, gjithashtu me autograf dhe me foton e Berluskonit kur ishte i ri.
Posteri zgjedhor i vitit 1994 (500 euro)
Ky është një nga posterët zgjedhor të vitit 1994, viti kur Silvio Berlusconi hyri në politikë me ‘Forza Italia’.
Autografi (399 euro)
Kjo fletë letre me autografin e Silvio Berlusconit mund të blihet me kornizë. Në anën e pasme, shpjegon shitësi, ka edhe atë të Natalia Estradës.
Kartolina elektorale (165 euro)
Kjo kartolinë portretizon gjithashtu një Berluskoni të ri që promovon partinë ‘Forza Italia’. Është gjithmonë një artikull me autograf.