Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo ka njoftuar përmes një postimi mjaft prekës në rrjetet sociale vdekjen e djalit të tij të porsalindur.
Deklarata u nënshkrua në emër të ikonës së Manchester United dhe partneres së tij, Georgina Rodriguez, ku shkruhej:
“Me pikëllimin tonë më të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të duam gjithmonë. Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez.”