Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 18 raste të me COVID-19 nga 292 testime të kryera. Përgjatë këtij harku kohor nuk raportohet për humbje jete nga COVID-19.
Ndërkohë, rastet e reja me COVID-19 janë shënuar 10 në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër dhe Dimal. Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Sakaq, janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,252 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 13 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 292
Testime totale 2,002,921
Raste pozitive 332,029
Raste të shëruara 328,252
Raste Aktive 183
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 135
Vlorë 18
Fier 8
Gjirokastër 9
Durrës 4
Elbasan 3
Berat 3
Shkodër 1
Lezhë. 1
Dibër. 1