Ballina Vendi Covid-19/ 9 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e...

Covid-19/ 9 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

1

9 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, raporton se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Ndërkohë, mësohet se janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385

Testime totale 2,038,626
Raste pozitive 333,455
Raste të shëruara 329,712
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120
Fier 9
Shkodër. 4
Lezhë. 4
Berat. 3
Vlorë 3
Korçë. 2