Ballina Bota Çfarë po ndodh në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë?

    Çfarë po ndodh në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë?

    2

    Lufta në Ukrainë ka provokuar një valë të madhe refugjatësh. Rreth 1.5 milion ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, u janë drejtuar vendeve fqinje dhe vendeve të BE.

    Polonia është një nga vendet që po mban peshën kryesore të pritjes së tyre. Mijëra refugjatë i drejtohen çdo ditë kufirit për t’i shpëtuar bombardimeve ruse.

    Si mjaft media ndërkombëtare, Noa.al ndodhet në vendin e luftës për të pasqyruar në kohë reale se çfarë zhvillimesh ka atje.

    Pamjet e dërguara në orët e para të mëngjesit të sotëm tregojnë dyndjen e refugjatëve në kufirin mes Ukrainës dhe Polonisë.

    Nga fotot shihen refugjatë të lodhur dhe raskapitur nga rruga dhe të rëndua psikologjikisht. Moti I keq gjithashtu ka ndikuar në gjendjen e tyre.

    Ndërkohë autoritetet polake po ndihmojnë sa të munden me ushqime, veshmbathje, ujë akomodim dhe transport.