Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ka njoftuar se 1025 abonentë kanë instaluar panele diellore për vetëprodhimin e energjisë elektrike. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në Tiranë dhe Durrës nga familjarët.
Kursimi i energjisë elektrike po shihet me përparësi nga qytetarët dhe bizneset. Ata po vendosin panele diellore, të cilat u shërbejnë për ngrohjen e ujit pa kosto. Me mbështetjen e shtetit, i cili ka bërë thirrje për këto masa në fund të vitit të kaluar, deri më tani janë instaluar 1025 impante fotovoltaikë.
Numrin e bën të ditur Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i cili thotë se, fuqia e përgjithshme e instaluar arrin në 102 MË. Pjesa më e madhe e tyre janë të vendosur në Tiranë dhe Durrës. Këto dy rrethe përbëjnë 60% të totalit me 627 panele.
Më herët, Enti Rregullator i Energjisë ka deklarua se pjesa më e madhe e impianteve të lidhur me rrjetin iu përkasin bizneseve, që shfaqën interes të shtuar për vetëprodhimin e energjisë, pas nxjerrjes së tyre në tregun e liberalizuar në janar të vitit që shkoi, çka solli përballjen me çmime të larta të energjisë.
Agjencia e Efiçencës së Energjisë ofroi ndihmë për 4000 panele që janë kërkuar nga individët, duke paguar 70% të vlerës së panelit.