Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka komanduar katër drejtues të përkohshëm të prokurorive në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Përmet.
Burime bëjnë me dije se Asllan Bajramaj, është caktuar drejtues i Prokurorisë Përmet.
Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
Aurel Zarka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;
Moisi Duda, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.